Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri i dhuruan të tjera medalje ari Shqipërisë në taekwondo.
Advertisements
Në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani, me pjesëmarrjen e rreth 460 sportistëve, Ernest Merdanaj shkëlqeu në të 3 ndeshjet e tij në peshën deri 58 kilogramë.
Advertisements
Fillimisht përballë kundërshtarit nga Serbia, më pas ndaj sportistit nga Turqia dhe në finale mundi sportistin nga Kosova, duke u kurorëzuar me titullin Kampion i Ballkanit.
Në bazë të pikëve të grumbulluara dhe ndeshjeve me nivel të lartë, Ernest Merdanaj u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit.
Në rang moshash, Shqipëria fitoi gjithashtu medalje ari në Ballkanik edhe me Ibrahim Hidrin, i cili dominoi në kategorinë junior për peshat -78 kg.
Bilanci total i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondosë ishte me 10 medalje të fituara: 2 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta.