Vlorë/Informacion paraprak
Advertisements
Një konflikt mes dy burrash precipitoi me qitje me armë zjarri, për fat të mirë, pa viktima.
Advertisements
Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë e Vlors, raporton noa.al.
Policia tha se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjëndje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.