Moti i keq ka përfshirë ishullin Rodos në Greqi me banesa të përmbytura dhe dëmtime të rënda në infrastrukturën rrugore.
Advertisements
Prej 12 orësh reshjet e shiut nuk kanë ndaluar madje pritet që të vazhdojnë dhe ditën e sotme, 1 dhjetor.
Advertisements
Sipas mediave greke dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar nga ujërat e vrullshme.
Gjithashtu qeveria greke ka vendosur ndalim qarkullimin në ishull për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit.
Deri në orët e vona të natës, Shërbimi Zjarrfikës në Rodos ka marrë më shumë se 200 thirrje për ndihmë.