Futja me procedurë të përshpejtuar të një pr/ligji për faljen e gjobave për ndërtimet në zonat rurale ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend.
Advertisements
Për opozitën kjo bëhet për shkak se po afrojnë zgjedhjet. Deputeti i PD, Dashnor Sula i kujtoi mazhorancës rastin kur një i dënuar për vjedhjen e energjisë vari veten në burg.
Advertisements
“A ju kujtohet i ndjeri Qamil Zela që vari veten për 38 mijë leke në Rrogozhinë? E futet në burg dhe vari veten. Harruat atë nënën në Vlorë që e futët në burg për një kotec pulash. I harroni këto ju?! Ju jeni të çuditshëm. Harruat që i futet fshatarët që i ndoqët për ndjekje penale”, tha Sula.