Pasditen e sotme, Papa Françesku u paraqit në katedralen Shën Pjetri për ritin e lashtë të konsistorit me një hematomë të dukshme dhe të madhe poshtë mjekrës.
Advertisements
Kamerat e Vatikanit që e inkuadruan gjatë meshës me kardinalët e rinj shmangën me kujdes filmimin e tij nga përpara.
Advertisements
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nga Vatikani thonë se ishte një aksident dhe i vogël në familje. Ndoshta një rënie fatmirësisht pa pasoja.
“Është pasojë e faktit që Papa goditi mjekrën në tryezën e shtratit dje në mëngjes”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Sot në mëngjes, gjatë audiencës së punës që ishte caktuar në pallatin apostolik, Françesku vazhdoi pa problem të gjitha takimet, duke lexuar edhe fjalime të gjata dhe duke bërë shaka. Ai gjithashtu kishte një fasho shumë të vogël në fytyrë.