Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një 40-vjeçar është paraqitur në Qendrën Shëndetësore me fraktura të rënda në kokë dhe trup.
Advertisements
Ai pretendon se është sulmuar nga tre persona me maska, të cilët dyshohet se kanë përdorur armë gjatë dhunës.
Advertisements
Pavarësisht sulmit brutal, 40-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka njohuri mbi identitetin e agresorëve.
Policia lokale ka nisur hetimet, duke analizuar dëshminë e tij dhe provat për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.