Një e-mail i dërguar Ministrit të Brendshëm grek në 10 janar të këtij viti, ka vënë në lëvizje autoritetet e kontrollit të brendshëm lidhur me veprimtarinë e paligjshme të oficerit të policisë Ilia T., i arrestuar së fundmi në kuadër të dosjes “Sky ECC” në Greqi.
Advertisements
E-maili, i publikuar nga gazeta greke “Documento”, zbulon se Europol kishte kohë që kishte dërguar në Greqi bisedat në “Sky ECC” të ish oficerit të antidrogës, por dosja ishte arkivuar nga një miku i tij me pretekstin se nuk identifikohej përdoruesi.
Advertisements
Në e-mailin e gjatë ku flitet madje edhe për jetën superluksoze të oficerit Ilia T., zbulohen fakte tronditëse se si ai shantazhonte trafikantët shqiptarë për t’ju marrë para me qëllim që mos t’i procedonte penalisht.Madje kishte gjetur edhe personin që do ndërmjetësonte dhe do të fliste me të ditën e arrestimeve për ta trembur dhe shantazhuar. Madje që të kishte sukses shantazhi, kishte dërguar dhe skuadrën Omerta jashtë karburantit që zotëron baroni shqiptar në Pire. Për të mos e përfshirë fare në dosjen hetimore dhe me marrëveshjen që të arrestohen vetëm ndihmësit e shqiptarit, kërkoi dhe mori atë ditë 700.000 euro (Nuk është e madhe shumë për kë e njeh…Fillimisht kërkonte një milionë euro)”, vijon më tej e-maili drejtuar ministrit grek.
“Për shkak të detyrës së tij, ai siguron informacione të rëndësishme për çështje ku përfshihen ekonomikisht trafikantë shumë të fortë të drogës (kryesisht shqiptarë dhe serbë)”, thuhet në e-mailin dërguar ministrisë së Brendshme.
“Në një çështje së fundmi të një ngarkese kokaine 67 kg, që u sekuestrua nga njësia e tij në Portin e Pireut, ku ishte përfshirë një futbollist veteran dhe dy specialistë frigoriferësh që nxirrnin drogën nga sistemi ftohës i konteinerëve, …. ishte njoftuar shumë më parë kush ishte truri, një baron shqiptar që fshihet pas kësaj organizate kriminale, i quajtur…