Detaje të reja! Vrau bashkëshorten me çekiç, shqiptari mohon të kishte planifikuar krimin! Çfarë dyshojnë hetuesit se ka ndodhur pak çaste para fundit fatal

by editor

Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç gruan e tij 32-vjeçare Alba Cenko, në Ampelokipi të Greqisë, është lënë në burg.

Advertisements

I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore thuhet se qante vazhdimisht dhe sipas informacioneve ka zbuluar se ishte përleshur me viktimën.

Advertisements

Ai është shprehur se i ishin errësuar sytë dhe në këtë moment ka marrë një çekiç nga çanta e punës dhe ka goditur gruan e tij duke e lënë të vdekur.

Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se ka tentuar ta kthejë viktimën, por kur e ka kuptuar se gruaja ka vdekur, e ka zënë paniku dhe ka vendosur ta fsheh trupin dhe t’i qetësojë fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ka ikur nga shtëpia.

39-vjeçari po ashtu ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk e kishte planifikuar më parë krimin.

You may also like