Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Ja çfarë i tha një burri në telefon

by editor

“Do të doja të mund ta ktheja kohën pas”, ka thënë ndër të tjera.

Advertisements

Gjithashtu, ai ka pohuar se ka tentuar ta kthejë viktimën, por kur ka kuptuar se gruaja ka vdekur, e kishte zënë paniku dhe kishte vendosur ta fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.

Advertisements

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 39-vjeçarit Kastriot Cenko, i cili vra bashkëshorten e tij me çekiç dhe trupin e saj e fshehu për një javë.

I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore kishte qarë vazhdimisht dhe kishte rrëfyer se krimin e kishte kryer në nerva e sipër, kur kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me një burrë.“Nuk e kisha paramenduar krimin. Ishte një krim pasioni i kryer në vapën e një impulsi mendor. U çmenda kur e dëgjova në telefon me një burrë duke thënë se do të më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Në atë moment unë dola jashtë, mora çekiçin nga çanta e punës dhe e godita”.

“Nuk e kisha paramenduar krimin. Ishte një krim pasioni i kryer në vapën e një impulsi mendor. U çmenda kur e dëgjova në telefon me një burrë duke thënë se do të më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Në atë moment unë dola jashtë, mora çekiçin nga çanta e punës dhe e godita”.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se arratisjen e saj e kishte sajuar sepse donte kohë për të kuptuar se çfarë po bënte.

You may also like