Moti i keq gjatë dy ditëve të fundit ka risjellë reshjet e dëborës pothuajse në të gjithë vendin. Reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, kanë zbardhur zonat malore si Vermoshin dhe Qafë Thore.
Advertisements
Trashësia e dëborës arrin në 80 cm, teksa qarkullimi në akse rrugore vijon pa probleme, kështu ka bërë me dije përgjegjësi i ARRSH-së për Rajonin e Veriut, Hajrullah Sylja.
Advertisements
Megjithatë, Sylja ka theksuar se qarku i Shkodrës mbetet me shqetësim nga rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave në akset malor. Në lidhje me këtë situatë, Sylja bën thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në zonat e rrezikshme.
ARRSH bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.
ARRSH bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.