Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit

by editor

Xheneta dhe Driloni janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin ku banori kërkoi largimin nga shtëpia nëse nuk merren masa ndaj saj.

Advertisements

Përveç ofendimeve të ashpra, Xheneta e ka pështyrë Drilonin gjatë debatit. Sakaq ka ardhur një reagim nga familja e Drilonit ku në rrjete sociale kanë shkruajtur:

Advertisements

Përshëndetje, publik i dashur! Ne si familje e Drilonit duam të reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni parë, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rëndë familjen tonë. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.

Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut në ketë situatë? Ky eshtë një turp dhe mungesë totale lojaliteti.
Familja jonë është sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi një familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojmë që disa anëtarë të familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.

Si familje, kërkojmë që produksioni të marrë masa të menjëherëshme për situatën e mbrëmshme. Në kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund që familjet mund të përfshihen në këtë mënyrë, e aq më pak të përmenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.

Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe një keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do të veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse ai vjen nga një familje që ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë në vendin tonë.

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”

Vëllai i Madh mori një masë për Xhenetën gjatë spektaklit të mbrëmshëm, kur u njoftua se Xheneta do të jetë e nominuar deri në ditën e fundit që do të jetë pjesë e reality show-t.

You may also like