Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është i riu që humbi jetën

by editor

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Viktima e këtij aksidenti është shtetasi Martin Kastrioti, i cili udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” në momentin e përplasjes.

Advertisements

Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete u përplasën “kokë më kokë”. Njëri prej automjeteve ka kryer një manovër të gabuar, duke shkaktuar përplasjen me mjetin tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt. Goditja ka qenë aq e fortë sa automjeti i viktimës është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Advertisements

Përveç viktimës, dy persona të tjerë, shtetasi V. P. dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit. Ekspertët mendojnë se shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë janë faktorët që kontribuan në këtë tragjedi.

You may also like