Dëshmia e babait të Martin Canit: Shkolla nuk na njoftoi për sherrin

by editor

Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi është marrë në pyetje nga grupi hetimor rreth ngjarjes së rëndë. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të konfliktit që kishte ndodhur mes djalit të tij dhe autorit dhe nuk ishte njoftuar nga shkolla lidhur me këtë episod.

Advertisements

Ëngjëll Cani ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë një telefonatë ku është njoftuar për ngjarjen e rëndë, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Ndërkohë ai vetë ka mësuar për këtë ngjarje në momentin që 14 vjeçari u dërgua në spital.

Advertisements

Babait të të miturit të vrarë, i janë kthyer këtë të mërkurë sendet e Martinit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi para disa javësh në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një sherri, Mario Përlleshi vrau me thikë Martin Canin ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja.

You may also like