Detaje të reja/ U hodh në kanal nga shoku i ngushtë, flet vëllai i viktimës: Janë të përfshirë si familje, të hapen kamerat

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Durrës, ku së fundmi u zbulua se 33-vjeçari Branko Shkoza, u hodh nga ura në një kanal të ujërave të zeza nga shoku i tij pas një sherri midis tyre.

Advertisements

Vëllai i viktimës në një prononcim për Euronews Albania, bëri apel për autoritetet që të zbardhin edhe personat e tjerë të përfshirë në fshehjen e krimit.

Advertisements

Sipas tij, familjarët e autorit kishin qenë në dijeni të krimit për katër ditë dhe nuk e kishin raportuar pranë autoriteteve ligjzbatuese.

“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi.

Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Majlind Habibi, 35-vjeç. Ai u arrestua nga policia pasi hetimet zbardhën krimin e rëndë që Habibi kishte fshehur. Raportohet se 35-vjeçari ka deklaruar në polici se Shkoza i ngacmoi gruan dhe se në sherr e sipër ai e shtyu nga ura viktimën.

You may also like