“Nuk e quaj më Balluku, por Lubi Loti”/ Berisha për zv/kryeministren: Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?

by editor

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur “Lubi Loti”. Berisha tha se Balluku, e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë se ka sjellë modelin e lotëve, duke ndarë 13 km rrugë në 14 kontrata koncensionare.

Advertisements

“Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet aty. Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist, jo ti”, tha Berisha.

Advertisements

You may also like