Ngjarje tronditëse në Amerikë, me një djalë të mitur që vrau prindërit dhe vëllezërit e tij në një akt të përgjakshëm që ka shtangur komunitetin vendas.
Advertisements
Ngjara ka ndodhur në qytetin e Belenit, Nju Meksiko. Kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, djali ka dalë nga shtëpia me duar në ajër. Ai ka qenë plotësisht i dehur dhe kishte gjak në rroba.
Advertisements
Policia tha se 16 vjeçari Diego Leyva vrau të ëmën, Adriana Bencomo, 35 vjeçe dhe të atin, Leonardo Leyva, 42 vjeç.
I mituri nuk u ndal, me të njëjtën armë zjarri qëlloi dhe dy vëllezërit Alexander 14 dhe Adrian 15 vjeç duke i vrarë edhe ata, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.