Aksidenti i 3-fishtë te rrethrrotullimi i Saukut, zbardhen EMRAT e të plagosurve

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i Saukut, në Tiranë, ku mbetën të plagosur 2 persona.

Advertisements

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur mjeku Vanion Cinari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa ekspertët ndodhen në vendin ngjarjes dhe po mbledhin provat si dhe po punohet për lirimin e trafikut.