Mori një plumb në këmbë nga atentati i mbrëmjes së djeshme, ja kush është 35-vjeçari i pafajshëm që mbeti i plagosur

Fotoja e mëposhtme është e Armand Spahiu, shitësit ambulant të fruta-perimeve që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla. Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

Advertisements

Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura. Pasi qëlluan rreth 30 herë me breshëri drejt automjetit të Hajrullës, ata janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.

Advertisements