Nëna e Martinit me lot në sy: Mësuesja kujdestare e drejtoria e shkollës as nuk më ngushëlluan

Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka dhënë një intervistë televizive, ku ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e të birit.

Advertisements

Ajo theksoi se faji për këtë ngjarje të rëndë i takon shkollës, pasi nuk ishte njoftuar për sherrin që dy adoleshentët kishin pasur vetëm disa ditë para tragjedisë.

Advertisements

Florina Cani theksoi se as mësuesja kujdestare dhe as drejtoria e shkollës nuk e kishin kontaktuar për të lajmëruar për incidentin mes fëmijëve dhe për t’i ofruar mbështetje.

Ajo u shpreh se, madje, as nuk e kishin ngushëlluar pas humbjes së të birit. Sipas saj, kur ata e kanë kontaktuar pas një jave, pasi kishte ndodhur ngjarja e rëndë, ajo nuk ka pranuar të komunikojë me ta.

Dhimbja dhe zhgënjimi i Florinës ishte i madh, duke theksuar se nuk kishte marrë asnjë vëmendje apo mbështetje nga shkolla pas tragjedisë që ndodhi me të birin.