Pothuasje 24 orë na ndajnë nga fillimi i spektaktlit të shumëpritur të “Big Brother Vip Albania 4” teksa drejtuesi i programit Ledion Liço, ka ndarë disa detaje të vogla duke shtuar më shumë kureshtjen tek shikuesit.
Advertisements
Për “Shqipëria Live” Liço shprehet tepër entuziast për ditën e nesërme ndërsa tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar brenda shtëpisë së famshme. Një veçanti që ka vendosur të ndajë me publikun teksa tregon arredimin si dhe flet për banorët jo Vip që do t’i bashkohen shtëpisë.Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio.
Advertisements
Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Ledion Liço.
I pyetur mbi emrat e personazheve që janë diskutuar së fundmi se do të jenë pjesë e edicionit të 4 të BBAV, Ledioni tregon se dy prej tyre do të bëhet pjesë e spektaklit të shtunën në mbrëmje.
Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?
“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”, tha Liço.
Ndërkohë një bashkpunim mes Italisë dhe Shqipërisë do të sjellë shkëmbimin e një banori të BBVA me atë të Italisë. Tashmë nuk dihet sesi do të jetë hecuria e këtij edicioni të shumëpritur ndërsa të gjithë mezi po presim se kush janë banorët e parë që do të startojnë në këtë rrugëtim.
Bashkëpunim me Grande Fratellon?
“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.
Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion,” tha ndër të tjera Ledion Liço.
Ledion Liço tregon se ky edicion do të mbizotërohet nga histori personale më shumë sesa nga statusi që banorët Vip mbartin.
“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.