Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermansisë.
Advertisements
Në një postim në “X” e cilëson atë një sulm mizor teksa shton se zemrat tona janë pranë familjeve të viktimave dhe popullit gjerman.
Advertisements
Sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve, dyshohet se brenda “BMW” ka eksploziv
Sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve, reagon Kryeministri Rama
Tragjedia në Gjermani/ Makina përplas një turmë në një treg Krishtlindjesh, shkon në 11 numri i viktimave, mbi 80 të plagosur
Ndër të tjera Ministria e Jashtme bën të ditur se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm.
“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri Hasani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Gjermanisë, Magdeburg ku një makinë ka marrë para një turmë njerëzish.