Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është shpallur sportisti i vitit në Republikën e Tatarstanit në Rusi.
Advertisements
Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Rubin Kazani, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Advertisements
”Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus, dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tatarstanit nga Business Online”, shkruan klubi i Rubin Kazanit.
Daku në këtë sezon të garave ka nëntë gola e katër asistime në Superligën e Rusisë.