Ndahet nga jeta tragjikisht familjari i Taulant Ballës, këputi dorën në…(Foto)

Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80-‘90, ka ndërruar jetë dje në një ngjarje tragjike. Ai ka prerë aksidentalisht dorën në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit dhe ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Sot, për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar nga Policia shtetasi Xh.H, 55 vjeç, pronar i fabrikës ku ndodhi ngjarja. Ai akuzohet se në kapanonin ku bëhej vaj ulliri, në Petrelë, ka humbur jetën Maksim Pekmezi sepse nuk janë zbatuar kushtet e punës.

Advertisements

67 vjeçari ishte shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.

Ikja e tij e parakohshme ka tronditur familjen, miqtë e shumë dhe Federatën Shqiptare të Volejbollit. “Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, një reagim të ndjerë e ka bërë dhe ministri socialist Taulant Balla. Bashkëshortja e tij, zonja Iris Pekmezi e kishte xhaxha volejbollistin dhe intelektualin e shquar Maksim Pekmezi.

“Familja jonë, miqtë dhe shokët e tij, humbëm parakohshëm një njeri të veçantë dhe shumë të dashur, Maksim Pekmezin. U prehsh në paqe Maks. Do na mungosh shumë”, shkruan ministri Socialist, teksa ndan dhe një fotografi të tij.