Këngëtarja Rezarta Shkurta, ka bërë lëmsh ndjekësit e saj me një postim në rrjetet sociale, ku ka zbuluar “tradhtinë” e bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës dhe atë që kishte hyrë në martesën e tyre.
Advertisements
Advertisements
Në postimin e saj, Rezarta me humor ka treguar se për shumë kohë diçka i merrte kohën bashkëshortit të saj mbrëmjeve, por tashmë është e lumtur se do ndahen për një vit.
Me humor ajo thotë se “rruspija që na kishte hyrë në mes e kishte emrin TikTok!”
“Dhe meqë ra fjala… Në martesën time kishte hyr dikush në mes. Ajo merrte kohën e Ermalit mbrëmjeve. Dhe sot jam shumë e lumtur sepse mora vesh që do ndahen për 1 vit. Rruspija që na kishte hyrë në mes e kishte emrin TikTok!”, shkruan ajo në postimin e saj.
Kujtomë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin për mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit, duke e konsideruar si “rrugaçin e lagjes”.
“Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Kemi bërë hulumtimet tona në aspektin teknologjik, do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë”, tha Rama.