Një 26-vjeçar, i identifikuar si A.P., është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje me dhunë ndaj një klienti të taksisë që ai drejtonte.
Advertisements
Sipas kallëzimit të një 20-vjeçari, gjatë udhëtimit me taksi, taksisti ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar dhe i ka marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë. Pas ngjarjes, ai ka lënë klientin në rrugë dhe është larguar.
Advertisements
Policia ka reaguar shpejt, duke organizuar operacionin për kapjen e autorit. A.P. është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe është akuzuar për “Vjedhje me dhunë”. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.