Egli Tako, e njohur gjithashtu si ish e dashura e aktorit të humorit Olsi Bylyku, ishte konkurrentja e parë që u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA4” mbrëmjen e sotme.
Advertisements
Pasi kaluan disa minuta nga hyrja e saj në shtëpi, moderatori Ledion Liço e ftoi Eglin të priste banorin e ri që quhej “Olsi”. Në fakt nuk ishte Olsi që Ledioni përdori për të “hallakatur” Eglin dhe as Olsi që Eglit i shkoi mendja.
Advertisements
Për këtë erdhi një reagim i menjëhershëm nga aktori i humorit. Ky i fundit ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale të Instagram-it ku tregon se është duke kaluar momente me partneren e tij, duke e bërë adresën e kësaj të fundit gjithashtu publike për herë të parë dhe lë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar me kohë dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të!