‘Mos luaj me zjarrin’, Kina lëshon paralajmërimin e fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke e akuzuar Uashingtonin për “luajtje me zjarrin”.

Advertisements

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka autorizuar furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, duke përfshirë edhe edukimin dhe trajnimin ushtarak, me një vlerë prej rreth 571 milionë dollarësh. Po ashtu, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi të premten se kishte miratuar një shitje armësh për Tajvanin në vlerë 295 milionë dollarë.

Advertisements

Ministria e Jashtme e Kinës i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë armatosjen e Tajvanit dhe të shmangin lëvizje që “minojnë paqen dhe stabilitetin” në Ngushticën e Tajvanit. Kina konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe synon t’i kthejë kontrollin mbi ishullin, edhe përmes përdorimit të forcës nëse është e nevojshme.

Tajvani është një ishull demokratik me 23 milionë banorë dhe ka qenë i vetëqeverisur që nga vitin 1949, kur ndodhi ndarja e tij nga Kina pas Luftës Civile. Shtetet e Bashkuara, përmes shitjes së armëve dhe mbështetjes ushtarake, synojnë të ndihmojnë Tajvanin të mbrohet dhe të parandalojnë një sulm nga Kina.

Ministria e Jashtme e Tajvanit ka mirëpritur miratimin e këtyre dy shitjeve, duke theksuar se ky veprim “rikonfirmon angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e tij”.