Aksident në Tiranë, përplaset një grua e re, dërgohet në spital

Një grua ka përfunduar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u aksidentua në një incident rrugor që ndodhi papritur kur shoferi i një makine bëri parakalim të gabuar.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në rrugën “Demokracia”, ku dyshohet se E.Xh., 20 vjeç me banim në Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij ka kryer një parakalim.të gabuar.

Advertisements

Për pasojë, i riu ka aksidentuar këmbësoren K.J, 32 vjeçe, e cila u dërgua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sektori i Qarkullimit Rrugor tha se e arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, duke e hetuar atë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /noa.al