U kap në Angli në një “shtëpi bari” me 300 bimë kanabis, e pëson keq 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një emigrant ilegal shqiptar ka pranuar para autoriteteve angleze se ishte kopshtar në një fermë kanabisi në Nottingham. 21-vjeçari, Denaldo Meta u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, ndërsa u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown.

Advertisements

Avokatja e Metës para gjykatës u shpreh se 21-vjeçari ishte një emigrant i paligjshëm dhe se çdo dënim do e kthente atë në Shqipëri. Ndërkohë që Prokurori u shpreh se ai ka pasur një rol të vogël për një kohë të shkurtër. Seanca e rradhës do të jetë në 16 janar, ndërsa deri në atë datë, 21-vjeçari shqiptar do të duhet të qëndrojë në paraburgim.

Advertisements

Arrestimi i Denaldo Metës ndodhi gjatë një kontrolli të policisë në një ndërtesë, ku kishte informacione se kultivohej droga e klasës B. Oficerët zbuluan më shumë se 300 bimë kur ata bastisën shtëpinë në Wollaton Hall Drive, Lenton, mëngjesin e 26 nëntorit.

Meta u arrestua, u çua në paraburgim dhe u mor në pyetje me dyshimin për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Në një deklaratë të lëshuar në atë kohë, inspektorja Liz Gaskin, e ekipit të policisë së lagjes Qendrore të qytetit tha se anëtarët e publikut na dhanë informacione të paçmueshme për këtë zbulim.