Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit.
Advertisements
Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund të përdorin qytetarët për të pasur akses në këtë platformë.
Advertisements
Ai tha se mund të blihet një kartë ISIM, e cila të jep mundësinë që të përdorësh kompani jo shqiptare të komunikacionit, pra përdor IP jo nga kompanitë shqiptare.
“Një nga teknologjitë e reja është Starlink, kompania e Elon Musk, që mund të marrësh internetin satelitor, pra e ke të vështirë të gjurmosh”, tha Kallanxhi.
Ai u shpreh se ndoshta Kryeministri do të krijojë një alibi, pasi edhe në SHBA, i është dhënë kohë Tik Tok, që të shesë aksionet.
“Nëse në SHBA do të mbyllet ai është në të njëjtin linjë me SHBA, por Presidenti Trump është shprehur pro këtij aplikacioni”, tha eksperti.
Ai shtoi se asnjë nga shtetet nuk ka dalë në një vendim për mbyllje, ndërsa në Australi është kufizuar deri në moshën 16 vjec.
“Ata mund të heqin përdorimin e aplikacionit, por shumica e njerëzve e kanë shkarkuar. Ata mund ta bëjnë për storin e Shqipërisë, por ti ndryshon storin e vendos Kosova dhe nuk mund të bllokohet.
Të duash të ndalosh teknologjinë është njëlloj si të marrësh një buding dhe ta ngulësh në mur me një gozhdë.
Ai e paraqiti vendimin si të Kryeministrit dhe jo të shqiptarëve”, tha Kallanxhi.
Në vijim ai bëri edhe një pyetje ironike, duke u shprehur “po personat që do të përdorin Tik Tok do të arrestohen, përsa kohë përdorimi i tij konsiderohet i paligjshëm për 1 vit?”.
Ai u shpreh se Kryeministri do të tërhiqet nga vendimi, ndoshta mund të përdorë mënyrën e Australisë që të kufizojë moshën.