Katër persona kanë humbur jetën në Turqinë jugperëndimor për shkak të një aksidenti ajror.
Advertisements
Mediat në Turqi bëjnë me dije se ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në zonën e Mugla, kur helikopteri i ambulancës së spitalit të zonës u rrëzua.
Advertisements
“Helikopteri u rrëzua pasi u përplas me katin e 4-të të një spitali gjatë ngritjes”, si pasojë humbën jetën dy pilotët, një mjek dhe një punëtor që ndodheshin në bordin e avionit, tha zyrtari lokal Idris Akbigik.
Dyshohet se tragjedia ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, raportojnë mediat vendase.
“Gjatë momentit të aksidentit në vend kishte mjegull të dendur”, tha zyrtari.
Pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv turk NTV tregojnë helikopterin duke u ngritur në mjegull të dendur nga çatia e një spitali në Mugla.
Helikopteri kishte destinacion Antalian në Turqinë jugore.