Një magazinë në Pogradec është përfshirë nga flakët, dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkëndija elektrike ka qenë shkak për aktivizimin e zjarrit.
Advertisements
Aktualisht, ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në ambiente të tjera.
Advertisements
Zjarri ka djegur bazën materiale të magazinës, ndërkohë që autoritetet po merren me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe vlerësimin e pasojave të mundshme.