Mbrëmjen e djeshme, u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku grupi “Shkodra Elektronike”, me këngën “Zjerm”, triumfuan duke rrëmbyer 143 pikë.
Advertisements
Kënga “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovision 2025.
Advertisements
Pas një gare plot emocion dhe konkurrencë të fortë, Elvana Gjata, arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj të veçantë, “Karnaval”.
Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes së zjarrtë nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.
Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit. Fituesit, “Shkodra Elektronike”, me këngën e tyre energjike “Zjerm”, grumbulluan 143 pikë, duke u shpallur fitues të padiskutueshëm falë një kombinimi të pikëve nga juria dhe votat e publikut, një risi e këtij edicioni.
Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën:
“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”.