Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e djeshme, ka reaguar pas daljes nga spitali.
Advertisements
Gjekmarkaj shprehet se nuk u ndje keq si pasojë e problemeve shëndetësore nga të cilat vuan, por gjendja e tij u përkeqësua si pasojë e forcës që i ka ushtruar policia. Ai pretendon se është tërhequr me forcë, madje shprehet se efektivët “gati sa nuk e kanë ngritur në ajër”.
Advertisements
Sipas Gjekmarkajt, gjithçka ndodhi kur ai, së bashku me shoqëruesin e tij, u rrethuan nga një grup i madh policësh.
Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkaj:
Nuk do të kisha reaguar për sa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!
Nuk e pëlqej as e kërkoj viktimizimin! Madje kurrë në jetën time nuk kam kërkuar e as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjëherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjendur para një makine të vogël bashkë me shoqëruesin tim, punonjës i gardës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës , deputet, pedagog Universitetit me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes! Më shtynë brutalisht, me shume forcë, thyen edhe pasqyren e veturës duke me ngritur gati në ajer mua ! Me tërhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!
Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!
Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!