Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj vrau me sëpatë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj.
Advertisements
Për emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Enrik Mehmeti ka treguar se ishte vajza e çiftit ajo e cila e gjeti të atin të vrarë, e më pas në shtëpinë e tyre shkuan fqinjët.Sipas asaj që gazetari ka bërë me dije, referuar informacioneve të marra nga fqinjët, Elvira vuante nga epilepsia dhe kishte probleme të shëndetit mendor, madje shpesh herë bashkëshorti i saj e dërgonte në spital.
Advertisements
“Fqinjët thonë se Elvira vuan nga epilepsia, që shpesh herë bashkëshorti nëpërmjet makinave të fqinjëve e transportonte në spital. Zonja e shfaqte paqëndrueshmërinë kur dilte nga banesa, pasi shumicën e kohës qëndronte brenda”, ka thënë ai, teksa më tej ka treguar se në momentin që efektivët mbërritën në banesë, 49-vjeçarja pranoi krimin dhe në gjendje të rënduar psikoliogjike përsëriste fjalën: “O çfarë kam bërë?”.
“Edhe kur policia e ka marrë në pyetje, janë shfaqur këto probleme duke e vërtetuar këtë dyshim. Nuk ka dyshime se ai ushtronte dhunë apo ishte i alkoolizuar. Në familje punonte Llazari, gruaja qëndronte gjithmonë në shtëpi. Banon me qira, gjendja e tyre ishte e vështirë ekonomikisht. Ata kishin shkuar në Metoq nga zona e Kolonjës për një jetë më të mirë.
Krimin e zbuloi vajza e familjes, është dëgjuar nga fqinjët ulërima e saj dhe ndërhynë për ta çuar viktimën në spital por ishte tepër vonë. Gruaja nuk ka bërë asnjë rezistencë kur ka mbërritur policia, ka pranuar dhe krimin. Ka qarë duke shpjeguar krimin, duke thënë “O çfarë kam bërë?’”, ka thënë gazetari.
Ndër të tjera Mehmeti ka rrëfyer dhe bisedat e bëra me banorët e tjerë, fqinj të çiftit Tahiraj, të cilët i kanë thënë se disa herë i kishin kërkuar viktimës që të divorcohej nga bashkëshortja, mirëpo ai asnjëherë nuk kishte pranuar që ta linte.
“Fqinjët shprehen se i kanë thënë Llazarit gjithmonë që të ndahej nga bashkëshortja meqë ajo nuk ishte e shëndetshme nga ana mendore, por ai asnjëherë nuk e la, gjithmonë përpiqej të siguronte të ardhura dhe të kujdesej për të. Viktima nuk përshkruhet si problematik, por si një njeri punëtor dhe i qetë. Asnjë nga fqinjët nuk thotë se është problematik. Ai nuk lejonte as njerëzit të flisnin keq për bashkëshorten që vuante nga problemet mendore. Nuk thuhet se kanë pasur konflikte, por vetëm gjendja e autores shihet si shkak për krimin”, u shpreh ndër të tjera gazetari.