Temperaturat minimale deri në -5°C! Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku do të jetë reshje shi dhe dëbore

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

moti reshje debore

Advertisements

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e bore me intensitet të ulët. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -5 deri 3°C

në zonat e ulëta 0 deri 11°C

në zonat bregdetare 3 deri 13°C