“Je e para femër që unë i vendos kokën në prehër”- Debati me banorët e Big Brother VIP! Moderatorja tregon çfarë i tha këngëtari!

Banorët e Big Brother VIP janë përfshirë në debate të ashpra me njëri -tjetrin. Protagonist kanë qenë këngëtari G Bani dhe moderatorja Valbona Mhilli. Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar për mënyrën si këngëtari është sjellë me të në dush, duke mos ia hequr sytë.

Advertisements

Ajo ka treguar edhe një moment tjetër, ku këngëtari i ka thënë se “Je e para femër që unë i vendos kokën në prehër”.

Advertisements

Por nga ana tjetër, G Bani foli sinqerisht duke thënë se në dush shkoi me qëllimin për të parë vajzat që po laheshin.

Valbona Mhilli: E pashë me vëmendje dhe mu kthye trishtimi. Për të gjitha banorët që nuk e dinë nisjen dhe e quajnë lojë, unë kam pasur disa situata jo të mira me G Banin, jam ndjerë e ngacmuar që në ditën e parë në këtë shtëpi. Unë jam mundur me delikatese për ti thënë mos ma bëj më, se nuk dua të ma bësh. Le të rrimë shok. Një ditë më vjen dhe me hidhet në prehër. Aty reagoj duke menduar për G Banin që mos reagoja ndryshe, që të mos e lëndoja. G Bani ngrihet dhe thotë: Je e para femër që unë i ul kokën në prehër. Nga ana tjetër largohet, fillon këndon. Të nesërmen kur unë isha duke u larë, erdhi Laerti. Unë me Laertin jam munduar ta njoh, sepse nga jashtë më dukej gogol, por këtu brenda nuk më duket ashtu. Unë ndihem e respektuar nga Laerti. Më pas vijnë djemtë, nuk e kuptova nga erdhën. Unë i thashë G Banit, largohu sepse e kam shumë siklet.

G Bani: Valbona e ka me paramendim. Ajo mezi pret për të krijuar situata. Unë pa dashje, ditën e parë krijova një situatë qesharake për veten time. Ajo mua afrua dhe me tha po si të ndodhi ty ajo. Kur i jam ulur te prehri i vet mund të më thoshte që mos ma bëj ketë gjë se nuk më pëlqen. Pra kur kam shkuar unë aty te dushi, kam shkuar te një flakë e ndezur, sepse ajo ka qenë e karikuar nga një situatë e djeshme. Në radhë të parë unë nuk shkova për Valbonën, por shkova për Livian. Mua më bëri përshtypje peshqiri. Unë shkova me qëllimin për të parë vajzat që po laheshin.