M*sakroi bashkëshortin me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin! 49-vjeçarja rrëfen se ka tentuar dhe më parë ta vriste! Motivi mbetet mister

Elvira Tahiraj, 49-vjeçarja që vrau bashkëshortin e saj N. Tahiraj me sëpatë orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit në Sarandë, ka pranuar krimin.

Advertisements

Madje ajo ka dëshmuar para autoriteteve se kishte tentuar edhe një herë për ta vrarë, por nuk ka treguar arsyen se pse ka kryer krimin.

Advertisements

Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të pajetë. Menjëherë ajo ka kërkuar nënën dhe e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë.

Më pas ajo ka telefonuar ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

Sipas një fqinji, 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.

“Unë u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”, u shpreh ai.

Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku. Megjithatë trupi do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

VRASJA NË GJUMË

Elvira Tahiraj dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ajo që ka dalë nga dëshmitë e para për ngjarjen dhe sipas rrëfimit të saj, mes çiftit ka pasur një konflikt. Mirëpo, ekspertët kriminalist që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kuptuar se burri ka qenë në gjumë në momentin që është sulmuar me sëpatë nga gruaja, duke hedhur poshtë pretendimet e saj se ka pasur konflikt të momentit.

Në banesë ka qenë e pranishme edhe një vajzë e çiftit, e cila do të jetë edhe më e besueshmja në versionin që do të japë për konfliktet mes të atit dhe të ëmës. Policia e ka vënë në pranga gruan dhe pritet marrja e një tjetër dëshmie nga ana e grupit hetimor për të mësuar më shumë mbi gjithçka ka ndodhur mes çiftit, ndërkohë do të jenë mjekët ligjorë ata që do të hedhin dritë mbi orën kur N.Tahiri ka ndërruar jetë.

Përveç familjarëve, priten të merren në pyetje edhe fqinjët të familjes Tahiri, ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e krimit të rëndë.