2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s’ka ilaçin, burime: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

Një 2-vjeçar i diagnostikuar me tumor në bark, nuk ka nisur kimioterapinë, për shkak se në QSUT mungon medikamenti ‘Actinomycin D’. Burime thotë se ky medikament mungon në treg që prej vitit 2006.

Advertisements

Një 2-vjeçar i diagnostikuar me tumor në bark, nuk ka nisur kimioterapinë, për shkak se në QSUT mungon medikamenti ‘Actinomycin D’. Burime thotë se ky medikament mungon në treg që prej vitit 2006.

Advertisements

Burimet thonë se në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore që prej vitit 2006 ky ilaç që trajton tumoret sidomos tek fëmijët, nuk është importuar dhe tregtuar në vendin tonë. Kështu, asnjë kompani vendase nuk e ka regjistruar, importuar e tregtuar në vend këtë medikament. Ky fakt sjell mungesën e tij në vendin tonë.

Ndërkohë, Institucioni përgjegjës për sigurimin e barnave në Republikën e Shqipërisë është Ministria e Shëndetësisë. Për llogari te spitaleve, ministria kryen procedurat përkatëse dhe duhet të siguroje barnat për të gjithë vendin.

v Rasti u bë publik pas denoncimit të vetë nënës përmes rrjeteve social, e cila thotë se djali 2-vjeçar ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale, por nuk mund të nisë kimioterapinë për shkak të mungesës së këtij medikamenti në QSUT. Nëna thotë se mjekët i kanë thënë në Pediatrinë e Onkologjikut, mungon ilaçi spitalor për kimio.

Gjendja është serioze, thonë nëna, e cila prej 11 ditësh ndodhet në pritje në spital dhe nëse nuk gjendet ilaçi, por tentohet për kimio me medikament tjetër, ulet përqindja e përmirësimit të gjendjes së të voglit.