Punëtori bie nga pallati në ndërtim, dërgohet me urgjencë në spital

Një punëtor është rrëzuar nga një pallat në ndërtim, në zonën e Kamzës.

Advertisements

Policia thotë se 55-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.