Tre mjekë në Fier janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se për shkak të ngelizhencës së tyre, një 54-vjeçar ka humbur jetën.
Advertisements
Ngjarja tragjike ka ndodhur në 3 shkurt 2022, i cili prej disa kohësh po merrte trajtim mjekësor në spitalin Rajonal Të Fierit.
Advertisements
Blendi Dhespollari, Ilva Çuni, Klajdi Jasini, janë mjekët e pezulluar nga detyra. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masat, të cilat u ekzekutuan ditën e sotme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier;
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
-B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.