Tiranë, 21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë

21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë. “Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Po nga ky sektor u arresuan shtetasit;
N.B, 41 vjeç, në Qafë-Kashar, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës;
F.M, 63 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.

Advertisements

A.G, 19 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
Komisariati i Policisë Nr.5, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim R.Sh, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B.Sh, 20 vjeç, pasi në Yrshek, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj këtij shtetas, sherbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.