“Virus i njohur, ka qenë në qarkullim prej vitesh”
Virusi metapneumovirus njerëzor, i cili ka vendosur në alarm autoritetet kineze, dhe ato europiane për shkak të përhapjes së tij, ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën.
Advertisements
Epidemiologu Dritan Ulqinaku nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri tani nuk asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.
Advertisements
“Ka disa dekada që është zbuluar, ka shumë vite që po qarkullon. Nuk përjashtohet nundësia, bile është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tone sepse studimet e shumta tregojnë se ky virus është 8-15 % i të gjitha virozave të stinës”, thotë Ulqinaku.
ISHP po analizon të gjitha rastet spitalore me infeksione respiratore.
“E veçanta është se mund të kemi një ndryshim të strukturës së virusit, e cila po studiohet, survejanca jonë është e shtrirë tek rastet e rënda, ato spitalore. Nuk është se ka diçka të veçantë me atë që ka qarkulluar vitet e tjera që të mund të na vërë në panik.”
Në 95 % të rasteve, metapneumovirusi i njeriut, HMPV i ngjan shenjave të rrufës.
“Ka shenjat e një rrufe të zakonshme në 95% të rasteve, rrjedhje hundësh dhe e veçon nga gripi, temperaturë subfebrile, dhimbje koke dhe në 5% të rasteve ky infeksion kalon tek bronket dhe pneumoni.”
Më të prekurit janë fëmijët nën 6 vjeç dhe të moshuarit. Specialistët thonë se nuk ka vend për një pandemi pasi virusi ka qarkulluar prej vitesh në popullatë.