Ishte nisur nga Durrësi për në Bari, trageti kthehet mbrapsht për shkak të një emergjence mjekësore

Kapiteneria e Portit Durrës bën me dijeni se mbas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina e cila ishte nisur nga Porti Durrësit në orën 13:00 në drejtim te Barit, për një emergjence mjekësore (abort spontan) te një shtetase shqiptare.

Advertisements

Sapo ka marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos ne gatishmëri rimorkiatori Joni për te shkuar ne rade për te marr shtetasen e sëmurë.

Advertisements

Gjithashtu në bashkëpunim me autoritet portuale u vendos ne gatishmëri ambulanca e APD për të transportuar të sëmurën në spital, e cila u transportua në spital.