SHBA goditet nga stuhia Blair, 4 viktima e dhjetëra të lënduar nga ngricat dhe erërat e forta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur nga stuhia Blair, e cila është nxitur nga një vorbull polare dhe ka sjellë kushte Arktike në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore.

Advertisements

Shumë prej shteteve të prekura, Misuri, Illinois, Indiana, Kentaki, Virxhinia Perëndimore, Virxhinia dhe Florida kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme teksa po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, dëborë, ngrica e erëra të forta.

Advertisements

Deri më tani në gjithë vendin janë regjistruar 4 viktima ndërsa numri pritet që të rritet në orët në vijim. Një prej viktimave u përplas nga një kamion i cili rrëshqiti nga vendi ku ishte parkuar në zonën Jackson. Ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e gricave dhe erërave të forta.

Kompanitë ajrore kanë anulluar të gjitha fluturimet drejt SHBA që nga dita e djeshme kur vendi u prek nga stuhia e fortë Blair. Zrtarët shtetërorë amerikanë i janë drejtuar popullit të tyre me thirrje për të shmangur çdo lëvizje dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësim të situatës.