Përmbysje e çmendur e Milan ndaj Interit, nga 0-2 në 3-2 dhe fiton Superkupën e Italisë

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, për të marrë trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Italisë.

Advertisements

Kuqezinjtë fituan me një përmbysje të çmendur, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Advertisements

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Milani festoi në fund ngritjen e trofeut të Superkupës së Italisë, ndërsa Interi pëson disfatën e dytë në derbi për këtë sezon.

Nisje e shkëlqyer për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.