Mazhoranca socialiste propozon një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon t’u japë më shumë mundësi dënimeve alternative dhe përdorimit të “burgjeve të hapura”.
Advertisements
Ky regjim, aplikohet aktualisht kur të dënuarve iu ka ngelur 6 muaj dënim për t’u kryer, me kusht që ata të kenë një kontratë pune. Ky sistem me qëllime rehabilitimi e detyron të dënuarin, që ditën të punojë e në darkë të vijë të flejë në burg. Sipas të dhënave, rezulton që kjo formë të jetë aplikuar shumë pak, çfarë ka bërë që burgjet të jenë të mbipopulluara.
Advertisements
Ndaj, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, ka propozuar ndryshime ligjore, të cilat, lejojnë që kjo e drejtë të mos jetë vetëm për ata të dënuar me më pak se 6 muaj burg, por ta kenë edhe ata që kanë dënime deri në 2 vjet e 6 muaj. Propozuesi Nasip Naço, po ashtu ka propozuar ndryshime ligjore që rregullojnë formën se si shpërndahen të burgosurit, sipas rrezikshmërisë së tyre, dhe viteve të dënimit. Kështu, nëse ky draft do të miratohet, ata që dënohen 5 vjet, do të qëndrojnë në burgje të sigurisë së zakonshme.
Përjashtimisht nga parashikimet e mësipërme Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve vendos kalimin e të dënuarve nga një institucion i sigurisë së lartë në një institucion të sigurisë së zakonshme me kërkesë të drejtorit të institucionit, të dënuarit ose të përfaqësuesit të tij 1igjor ku ekzekutohet vendimi ndaj të dënuarit, në rast se i dënuari ka kryer jo me pak se 2/3 e dënimit.
PROPOZIMI
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare pritet të nisë shqyrtimin e disa ndryshimeve të ligjit për të drejtat e të burgosurve. Aktualisht ligji parashikon se një i dënuar, të cilit i kanë mbetur 6 muaj vuajtje dënimi mund të kalojë në burg të hapur, por kjo praktikë pothuajse nuk zbatohet fare.
Ndryshimi ligjor i propozuar thotë se “një personi të dënuar të cilit i ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur, me kusht që i dënuari të ketë siguruar një kontratë të rregullt pune kalon në atë që njihet si burg i hapur. Kjo do të thotë se i dënuari paradite shkon në punë dhe në darkë kthehet në burgun e hapur. Nasip Naço kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare propozues i ndryshime në një intervistë për Top Channel tha se ideja e ndryshimeve mori spunto nga paratë e buxhetit të shtetit të cilat alokohen çdo vit për Drejtorinë e Përgjithshme të Bungjeve dhe koston vjetore për mbajtjen e një të burgosuri.
“Kemi rreth 5.000 të dënuar dhe të paraburgosur po aq punonjës policie në burgje dhe punonjës civilë që punojnë në administratën e burgjeve, i bie një polic për një të dënuar. Duke parë statistikat, kjo shifër nuk gjen zbatim në praktik. Parësore është rehabilitimi, jo siguria. Mund të jetë raportin 1 polic me të dënuar, 1 me 20, 1 me 60”, u shpreh Naço.
Vende si Anglia, Gjermania, Holanda, Spanja, Zvicra, Italia, Luksemburgu, Polonia, Mali i Zi thotë Nasip Naço, kanë aplikuar tashmë këtë regjim për një kategori të dënuarish, regjim ky që është vlerësuar tepër pozitiv në drejtim të të drejtave dhe lirive të personave të dënuar.