Softa: Tek vrasja në Shkodër por edhe në ngjarje të tjera ka pasur vetëgjyqësi, fenomen shqetësues

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se në ngjarjen në Shkodër ku mbeti i vrarë një person por edhe në ngjarje të tjera ka pasur vetëgjyqësi.

Advertisements

Softa: Ngjarje të tila mbartin atë që themi shkalllën e lartë të konfikteve që ka dhe mbart brenda shoqëria por njëkohësisht edhe aktivitete të ndryshme kriminale ku herë pas herë përplasjet mes grupeve kriminale, apo hakmarrja dhe dhuna në familje pra të gjitha këto përbëjnë atë që themi niveli i kriminalitetit dhe shqetësim për sigurinë publike.

Advertisements

Jo vetëm kjo ngjarje por edhe ngjarje të tjera kanë pasur vetëgjyqësinë.

Ose kanë përdorur dhunën për hakmarrje siç kanë qenë edhe rastet e fundit ku janë përdorur sende të forta për hakmarrje për shkak të konflikteve të vjetra që kanë pasur.

Kjo mesa duket ose është kthyer si fenomen shqetësues në shoqëri.

Ose për shkak të mosbesimit ndaj insitucioneve ligjzbatuese dhe mos reagimit të shpejtë të tyre lidhur me kapjen e autorëve.