Dh*nimi i Adriatik Roshit, tre persona e godasin në kokë, një i katërt ruan me pistoletë. Audi i zi i pret jashtë

ABC News ka siguruar pamjet e dhunimit të 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane në Tiranë. Autorët e godasin me shkopinj në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa në pjesën e kokës shihen dhe njolla gjaku.

Advertisements

Për këtë ngjarje janë arrestuar Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Advertisements

Dyshohet se ngjarja është porositur nga Luçiano Koçeku dhe ⁠Dino (Abedin) Koçeku.

Në kërkim:

Gëzim Koçeku

Ronald Koçeku

Dino (Abedin) Koçeku

Luçiano Koçeku alias Tur Koçeku

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit.