Një 49-vjeçar, pronar i një minimarketi në fshatin Kalamaki ka përjetuar momente tmerri rreth orës 20:00 të së martës, kur i kanë zënë pritë tre grabitës.
Advertisements
Siç tha ai për protothema.gr, gjithçka ndodhi kur dyqani u mbyll dhe ai shkoi në banesën e tij, e cila është në katin e fundit të pallatit.
Advertisements
Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, në banesë e priste njëri prej tre grabitësve me thikë, ndërsa pak sekonda më vonë u shfaqën edhe të tjerët, ku njëri prej tyre mbante në dorë një armë tip kallashnikov.
Tre grabitësit kanë nisur të pyesin me këmbëngulje se ku ka para dhe pasi 49-vjeçari i është përgjigjur “nuk kam”, e kanë mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë.
Më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe pasi kanë gjetur 4000 euro janë larguar në drejtim të panjohur.
Mediat lokale thonë se grabitësit ishin me origjinë shqiptare, bazuar në përshkrimet e mbledhura nga policia.